
Partia Socialiste e ka mirëpritur vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën. I pari që ka reaguar ka qenë Taulant Balla.
“Përshëndes vendimi e SHBA ndaj Sali Berishës”, shkuan Balla, ndërsa poston edhe një pjesë nga mesazhi i sekretarit Blinken.
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Departamenti i Shtetit ka shpjeguar shkakun e shpalljes “non grata” nga SHBA-të të ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij duke thënë se gjatë qeverisjes ai ka kryer korrupsion madhor, gjë për të cilën pasi u largua nga pushteti nuk lejoi që të vendosej drejtësia.
Në listën e zezë të Blinken janë edhe bashkëshortja Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza Argita Berisha Malltezi.


