Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij japonez, Fumio Kishida, Rama deklaroi se pritet që së shpejti të lidhjet një marrëveshje mes dy vendeve, që do u mundësonte qytetarëve lëvizjen pa viza. Rama shtoi se Japonia do të dërgojë një ambasador të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Japonia është një vend që ne e respektojmë dhe e adhurojmë. Shpresoj që edhe ju kryeministër të vizitoni Shqipërinë dhe rajonin së shpejti. Është lajm i bukur që Japonia do të dërgojë një ambasador përgjegjës për Ballkanin. Vërtetë jemi larg gjeografikisht jemi të ndryshëm, por në një botë që është e përfshirë nga krizat e papritura, unë mendoj se ajo që na bashkon janë vlerat. Duke shpresuar se së shpejti që qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të bëhet.”- tha Rama.