Gazetari Sokol Brahaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “ShqipëriaLIVE”, ku ka sjellë të rejat më të fundit nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar.

Ai tha se presidenti Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj, teksa tashmë mbi 3 persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat.

“Deri më tani 3549 persona janë konfirmuar të vdekur, janë gjetur kufomat e tyre. Mbi 22 mijë persona të lënduar sipas autoriteteve turke.  Epiqendra është zonë urbane. Por të gjithë qytetet e ndodhur në atë zonë gjendja është shumë e rëndë. Zona ka mbi 13 milionë banorë. Shumë i vogël është numri i banesave që nuk janë prishur, ku banorët janë kthyer aty për të qëndruar. Njerëzit po qëndrojnë në çadra.

Presidenti Erdogan ka shpallur 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme. Sapo është njoftuar.”- tha ai.