Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij pas një sherri për motive të dobëta.

Mësohet se konfliktet mes Kokoneshit dhe autorit të plagosjes, Ergest Xhelili kishin nisur kur ky i fundit ishte shkarkuar nga puna si punonjës IT-je në bashkinë e Divjakës, njofton BW.

Ndërkohë që sërish pas këtyre debateve mes tyre ‘mollë sherri’ për një rindezje të konflikteve ishte bërë transferimi i bashkëshortes së autorit, nga shefe e infermiereve në poliklinikën e Divjakës drejt një pozicioni tjetër.

Si fillim mësohet se mes autorit dhe Kokoneshit ka pasur një debat verbal që ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.