Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj kanë dalë sot para trupit gjykues, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në pamjet nga salla e gjyqit, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri shihen të reklasuar pas kafazit prej xhami, teksa Klodian Rrjepaj shihet me krahët hapur, ulur në karrige duke qeshur.
Ata u arrestuan për dosjen e koncesionit të sterilizimit, për të cilën SPAK lëshoi 8 urdhra, mes tyre 2 arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje.
Ish-zv.ministri akuzohet dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim. Ndërsa Ilir Rrapaj akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.