Seanca e sotme parlamementare është shoqëruar me përplasje të ashpra, mes opozitës dhe maxhorancës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren e parlamentit, ndërsa ka kërkuar disa herë që kreu i PS, Edi Rama të paraqitet në Parlament që të ballafaqohen për çështjen McGonlgal.
Nikolla i ka hequr edhe të drejtën e bërjes së pyetjeve deputetes Erisa Xhixhos, ndërsa ish-kryeministrit Berisha e përjashtoi nga seanca plenare.
Berisha dhe deputetët e PD-së, kërkojnë që në seancë plenare të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, në mënyrë që zhvillojë mocionin me debat për çështjen e takimeve me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Deputetë të Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare. Ata kërkuan që seanca të niste me mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e takimeve të tij me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.