Shumë qytetarë i janë bashkuar ditën e sotme protestës së organizuar nga opozita, përpara kryeministrisë.

Mes tyre ishte dhe një inxhinier, i cili mori fjalën ndërsa tregoi se ka tentuar vetëvrasjen. Shkak për veprimi nekstrem ka qenë gjoba e vendosur nga Tatimet. Ai tha se kanë qenë gruaja dhe djali që e kanë shpëruar.

“Babai im 100 vite më parë u kthye nga Tivari e përzunë malazezët dhe e kthyen në Durrës. Kam fabrika qumështi sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duet të punojnë fermat e bujqësia jonë. I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para. Lokomotiva e biznesit kërkon shina. Ka ngelur biznesi në ven. Nuk e zhvillojnë pallatet 50 kate.”, tha ai.