Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme, teksa ishte duke punuar në Tiranë.
Mësohet se 53-vjeçari Kristo Doko teksa ka qenë duke punuar dhe ka rënë aksidentalisht nga lartësia, duke humbur jetën. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.