Ka ndërruar jetë 80-vjeçari, që u përplas nga mjeti tip “Benz” në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Mësohet se i moshuari u dërgua menjëherë në Tiranë pas aksidentit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të kryeqytetit. Aksidenti ndodhi gjatë mesditës së sotme, teksa 80-vjeçari po kalonte rrugën dhe është goditur nga mjeti.