Deputetja e Partisë Demokrtatike, Grida Duma ka dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetes.

Në një konferencë urgjente nga Kryesia e Kuvendit, tashmë ish-deputetja deklaroi se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e një projekti të ri mediatik.

Vendin e Dumës në Kuvend pritet ta zërë moderatorja Oriela Nebiaj, duke bërë në këtë mënyrë një rrokadë mes saj dhe Dumës.

Kujtojmë se Nebiaj ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.