Pas publikimit të video-skandalit të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici, ditën e sotme qarkulloi një lajm, ku pretendohej se ishte publikuar një tjetër video e ngjashme.
Sipas raportimeve, video me përmbajtje erotike i përkiste një ish-ministri, i cili shfaqej në momente intime në një ambient me një grua.
Megjithatë, duket se kjo video ka qenë thjesht një video pornografike në internet, e publikuar nga një faqe për të rritur dhe nuk ka lidhje me vendin tonë.