Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që ndodhi opasditen e sotme në Lezhë, ku 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me breshëri plumbash.

Një 16-vjeçar, dëshmitar i ngjarjes, ka treguar se Lekstakaj u vra në momentin që doli nga dyqani. Gjithashtu ai ka rrëfyer tmerrin e përjetuar të momentit pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.

Nikoli bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë. U tmerrova dhe u ula menjëherë në dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai”.