Ka qenë një pasdite intensive sot mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Beteja mes dy liderëve politik është zhvilluar në twitter dhe në fokus ka qenë vendimi i Greqisë për t’u zgjeruar në det me 12 milje.


Pasi kryeministri i kujtoi marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, Basha ka replikuar sërish me Ramën, përmes një statusi në twitter.


Kryedemokrati thotë se Rama është i mbytur, dhe as servilët nuk po qeshin më me gërrvërret e tij.


“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.”