Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, bëri edhe më shumë “zhurmë” pas refuzimit për t’u takuar nga hmologu i tij Albin Kurti.

Në vizitën e tij në Kosovë, nuk kanë munguar as momentet e tensionit. Teksa Rama zbriti nga makina e tij, ku po shkonte në takim me presidenten Vjosa Osmani, një qytetar e quajti kryeministrin shqiptar tradhtar.

Ndërkaq, Edi Rama u ndal dhe e dëgjoi, po pa bërë ndonjë reagim. Pas këtij incidenti, ku shoqërohej dhe nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Skënder Minxhozi, Rama vazhdoi në drejtim të Presidencës.

Për më shumë ndiqeni videon: