Është arrestuar ditën e sotme Arbër murati, i riu i cili ishte shpallur në kërkim nën akuzë për përfshirjen në vrasjen e Stiven Toshkesit.
Mësohet se Murataj, i biri i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në aeroportin e Rinaist, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku i është marrë deklarat në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 19 prill në tiranë, ku u vra 19-vjeçari Toshkesi.
Pas marrjes në pyetje, Murataj është lënë i lirë pasi nuk ka prova nëse ka qenë apo jo i pranishëm natën e ngjarjes gjithashtu dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze, vranë adoleshentin.
Kanë qenë pikërisht këta dy të fundit, të cilët ndodhen në masën e sigurisë arrest me burg, që kur janë rimarrë në pyetje kane nxjerre emrin e Arbër Murataj si te perfshire me ngjarjen.