Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tetovë, ku një 16-vjeçari u gjet i vdekur.
Mësohet se një 17-vjeçare ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar se si i kishte marrë jetën të miturit. Sipas dëshmisë që ajo ka dhënë në polici, fillimisht ata të dy janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas ajo e ka goditur me një shufër metalike në kokë duke i marrë jetën. Më pas, për të fshehur gjurmët, ajo e ka ndezur makinën ku ai ishte brenda, duke bërë që trupi të binte në lumin Shkumbin.
Policia dyshon se vajza ka pasur një bashkëpunëtor, megjithatë ajo e mohon këtë gjë, duke këmbëngulur se ka vepruar e vetme.