Detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk në Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe i plagosur djali i tij Alvi Bejtja.
Dyshohet se atyre iu është bërë pritë dhe sapo kanë zbritur nga makina, pranë banesës.
Dyshohet se autorë të krimit janë 3 persona, të cilët janë larguar në drejtim të paditur. Mister do jetë procesi i zbardhjes së ngjarjes, pasi në zonë nuk ka kamera sigurie.
Ato u hoqën nga Policia pak kohë më parë në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.
Po kush është Gentian Bejtja, personi që i shpëtoi atentatit?
Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.
Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.