Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-efektivin e policsi Koço Buzo, i cili dy vite më parë ekzekutoi gruan e tij në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para gjykatës së Elbasanit në 6 maj 2021, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.
Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine ish-gruan e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.