Bilanci i përplasjeve pas arrestimit të djalit të El Chapo në Meksikë është kthyer në një tragjeditë të vërtetë.

Numri i të vdekurve gjatë operacionit për arrestimin e Ovidio Guzmán-López është rritur në 29 persona, tha qeveria meksikane.

Konkretisht dhjetë ushtarë dhe 19 të dyshuar për krime u vranë në operacionin për arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të trafikantit të burgosur të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman. 

“Dhjetë anëtarë të ushtrisë për fat të keq humbën jetën në krye të detyrës në operacionin e së enjtes” u tha gazetarëve Sekretari i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval.