Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, dëshmitë përkrimet tronditëse kanë qenë të shumta.

Megjithatë, së fundmi ka ardhur dhe dëshmia e dy ushtarëve rusë, të cilët kanë pranuar se kanë ekzekutuar dhe gjatë luftimeve.

Dy ish-komandantë të Brigadës Ëagner kanë treguar me detaje ekzekutimin e mbi 20 fëmijëve dhe adoleshentëve ukrainas, duke përfshirë një vrasjen e një 5-vjeçareje, që bërtiste dhe iu lutej për mëshirë.

Në një video të publikuar më 17 prill , ish-i burgosuri rus Azamat Uldarov dhe ish-komandanti Alexei Savichev thanë se urdhrat erdhën si nga miqtë e Putinit, Yevgeny Prigozhin, ashtu edhe nga shefat e njësive.

Raportet thonë se të dy burrat janë falur personalisht nga Vladimir Putin në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit 2022.

“E ekzekutova urdhrin me dorën time – vrava fëmijë (…) Na urdhëruan të fshinim dhe shkatërronim të gjithë (…) Ne i vramë të gjithë – gra, burra, pensionistë dhe fëmijë, duke përfshirë të vegjlit, pesë- vjeçarët”, rrëfeu Uldarov në një video-telefonatë të regjistruar në video, të publikuar nga projekti rus Gulagu.net.

Uldarov madje përshkroi se kishte gjuajtur një “plumb sigurimi” në “vajzën 5 ose 6 vjeç” për të siguruar vdekjen e saj. Savichev pretendoi se pas shkëmbimit të robërve të luftës në shkurt, oficerët rusë dhanë urdhra për të “gjuajtur pa fjalë” këdo mbi moshën 15 vjeç.

Rreth 10 adoleshentë u ekzekutuan së bashku me njerëz të tjerë dhe ushtarët rusë do ta kishin paguar me jetën e tyre nëse nuk do t’u bindeshin urdhrave të ashpra, tha Uldarov.

Savichev rrëfeu për vrasje të shumta, si urdhërimi i ekzekutimit të 70 rekrutëve të burgosur pasi refuzuan t’i binden urdhrave në fushën e betejës.

Videoja, e cila zgjat më shumë se një orë, përmban një mori rrëfimesh – duke përfshirë se si ai hodhi granata në një gropë me 60 trupa të vdekur dhe gjithashtu e ndezi atë me benzinë.