Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa paralajmëroi bashkimi ne Republikës Srpska me Serbinë.
Duke folur në një event të organizuar për Ditën e Përkujtimit të 700.000 viktimave të krimeve të ushtashëve në kampin e përqendrimit të Jasenovacit, ai u shpreh se Republika Srepska i takon një kombi, dhe shumë shpejt me Serbinë do jenë një shtet.
“Ne jemi këtu nga Republika Srpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shekulli i kaluar ishte shekulli i vuajtjes serbe dhe ky shekull do të jetë shekull i bashkimit të serbëve”, tha Dodik.
Dodik po ashtu tha se serbët ishin viktimat më të mëdha të shekullit të kaluar, fillimisht të Luftës së Parë Botëtore, por edhe të luftërave që shpërthyen gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.
Ai bëri një sërë akuzash ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë në Bosnje, të cilët ai i quajti “fundërrina”, duke theksuar se ata dëshirojnë të marrin pronat nga serbët në Republikën Srpska. Dodik tha se përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe diplomatët nga shtetet perëndimore “barazojnë krimin në Srebrenicë me vuajtjet në Jasenovac, sepse nuk janë të njëjta”.
“Ju që jeni nga Amerika dhe Evropa kurrë nuk keni thënë se këtu është kryer gjenocid kundër serbëve, por ju jeni të gatshëm të përdorni gjithçka që keni, nga bombat NATO-s, për të justifikuar veprimet që keni kryer në vitet ’90, duke punuar në shpërbërjen e Jugosllavisë”, tha Dodik.