Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku një fëmijë ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen.
Ngjarja ka ndodhur në Shkup, ku fëmija është sulmuar nga qeni i fqinjëve të tij. Plagët e mara kanë qenë të rënda dhe i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Nga Spitali “Shën Naumi i Ohrit” më 11.04 në orën 18:25 është raportuar se tek ta është sjellë një minoren nga Shkupi, i cili sipas denoncimit u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga qeni, pronë e fqinjit të tij N.G. Është njoftuar prokurori publik me urdhër të së cilit trupi është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.