Pushimet në Qipro janë kthyer në tmerr për një 20-vjeçare britanike, e cila është përdhunuar në grup nga 5 persona.

Viktima 20-vjeçare u tha autoriteteve qipriote se ishte sulmuar nga pesë burra në hotelin e saj, në qytetin e Famagustës. Sipas saj, ata kishin hyrë me forcë në dhomën e saj dhe i kishin mbyllur gojën që të mos bërtiste, teksa e kishin përdhunuar me rradhë.

Policia qipriote që atëherë ka arrestuar pesë izraelitë, tre të moshës 19 dhe dy të moshës 20, pas përshkrimit të viktimës së dyshuar për sulmin dhe të dyshuarve.