57 roje burgu kanë përjetuar tmerr në Ekuador, pasi u mbajtën peng nga të burgosurit për plot 24 orë.
Përplasja e dhunshme erdhi pas zemërimit të masë të të burgosurve, për shkak të një kontrolli të befasishëm që policia dhe forcat speciale bënë në qelitë e tyre. Pas kontrolleve, efektivët sekuestruan 49 thika dhe dy jelekë antiplumb në burgun Latacunga.
Megjithatë, disa orë më vonë, të burgosurit u revoltuan dhe pas një kordinimi nisën revoltën. Ata i mbajtën rojet të lidhur, disa dhe i dhunuan, deri sa presidenti i vendit urdhëroi ndërhyrjen e udhtrisë.
Rojet janë jashtë rrëzikut për jetën, teksa të burgosurit që u revoltuan janë futur në izolim.