Një rast i rrallë është regjistruar në Egjipt, ku dy binjakë kanë lindur me trup të bashkuar.

Mjekët kanë mbetur të shokuar, kur  foshnjat erdhën në jetë në një trup të vetëm, i cili kishte 2 koka, 4 krahë dhe dy këmbë. Megjithatë, kjo duket se nuk ishte surprizë për nënën, e cila e dinte se do sillte në jetë binjakë të ngjitur.

Binjakët kanë lindur me prerje cezariane dhe gjinia e tyre ende nuk është zbuluar, ndërsa për shkak se ato ndajnë shumë organe në gjoks, fëmijët nuk do të ndahen kurrë. Edhe pse në një trup, ata gëzojnë shëndet të mirë.