Në dhjetor një video u shpërnda në media ku dukej Kiir urinonte në vete, teksa luhej himni kombëtar në një ceremoni zyrtare.
Kësaj jave gjashtë anëtarë të televizionit publik u ndaluan në lidhje me çështjen. Komiteti rajonal afrikan i mbrojtjes së gazetarëve ka bërë thirrje për lirimin e tyre.
Patrick Oyet, president i sindikatës së gazetarëve tha për agjencinë Reuters se gazetarët u arrestuan sepse “dyshohet se kishin njohuri për videon e publikuar të presidentit të urinonte në pantallona”.
Grupi televiziv i Sudanit të Jugut (SSBC) thotë se pamjet nuk janë publikuar kurrë.
Por arrestimet vijnë për një serie “ndalimesh arbitrare të autoriteteve të sigurisë, sa herë që autoritetet në pushtet e konsiderojnë të pafavorshëm mbulimin e ngjarjeve në vend”, sipas Muthoki Mumo, përfaqësues i grupit të gazetarëve për vendet e Afrikës nën-Sahariane.
Ndërsa ministri vendas i informacionit Michael Makuei tha sot për Zërin e Amerikës se njerëzit duhet të presin ende për të mësuar akuzat e arrestimit të gazetarëve.
Grupet e gazetarëve dhe të të drejtave kanë bërë edhe më parë thirrje që autoritetet të ndalojnë ngacmimet apo kërcënimet ndaj gazetarëve.
Sudani i Jugut është shteti më i ri i Afrikës dhe Kiir u bë presidenti tij i parë në vitin 2011.
Prej atëherë vendi vijon të përfshihet nga kriza ekonomike e politike, konflikt katastrofa natyrore e konflikt.