Policia belge dhe ajo gjermane kanë bastisur ditën e sotme zyrat e Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë (EPP), në Bruksel.

EPP është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian, dhe selia është e vendosur në “Rue du Commerce”.

“Bastisja lidhet me një hetim të vazhdueshëm në Turingi, Gjermani. Partia po bashkëpunon në transparencë të plotë me autoritetet e përfshira, duke ofruar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin përkatës ” tha një zëdhënës i EPP në një deklaratë për shtyp.

Sipas informacioneve, në fokus të hetimeve është Mario Voit, i cili në vitet 2018-2019 kishte marrë përsipër fushatën dixhitale të PPE-së në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet në CDU në Turingi.

Autoritetet po hetojnë nëse Voight ishte i punësuar nga një kompani tjetër përveç PPE-së dhe nëse PPE kishte njohuri për këtë bashkëpunim.