Irani po përgatitet për luftë, duke përdorir edhe ndihmën e teknologjisë.
Vendi islamik ka ndërtuar një dron të avancuar, të quajtur Mohajer-10 me një gamë të zgjeruar fluturimi dhe kohëzgjatje, si dhe një ngarkesë më të madhe.
Lajmi është publikuar sot nga mediat shtetërore iraniane, të cilat raportojnë se droni i ri ka një rreze operative prej 2,000 km (1,240 milje) dhe mund të fluturojë deri në 24 orë. Ngarkesa e tij mund të arrijë 300 kg, dyfishi i kapacitetit të dronit “Mohajer-6”.
⚡️Iran presented a new Mohajer-10 drone with a payload of up to 300 kg, a flight altitude of 7 km and a flight time of up to 24 hours. pic.twitter.com/ZSkVtAY8vh
— War Monitor (@WarMonitors) August 22, 2023
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Iranin për ofrimin e dronëve Mohajer-6, mes mjeteve të tjera ajrore pa pilot, për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Teherani e mohon këtë, teksa në prezantimin e armës moderne, u lëshua dhe një kërcënim për botën, teksa thuhej: “Bëni gati strehimoret”.