Të tjera detaje janë bërë publike nga aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, ku 4 persona ndërruan jetë.

Raportohet se mes 4 viktimave janë edhe baritoni Riste Velkov dhe djali i tij, Adam. Mediat raportojnë se, automjeti po drejtohej nga Riste Velkov, ndërsa djali i tij Adami ishte pasagjer, bashkë dy të rinj të tjerë, përkatësisht 20-vjeç. Paraprakisht dyshohet se kamioni me shofer nga Kosova, ka dalë në korsinë e kundërt të autostradës pasi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me makinën e Velkov. Nga përplasja, mjeti është djegur plotësisht duke u marrë jetën edhe personave që ndodheshin në të.

Adam Velkov ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Shkup.

RISTE VELKOV