Një ngjarje e tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Austri, ku një 88-vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij 89-vjeçare dhe të bijën 61 vjeç. Mediat e huaja shkruajnë se krimi i rëndë ndodhi para një restoranti në Linz-Urfhar, përpara se t’i jepte fund jetës.

Nga detajet e reja bëhet e ditur se, shërbimet e emergjencës kanë njoftuar se nuk ka rrezik për publikun dhe arma e cila u përdor në këtë rast, është gjetur në parking.

Gazeta “Krone” shkruan se, pas aktit të përgjakshëm ka të ngjarë të fshihet një mosmarrëveshje trashëgimie. Një letër vetëvrasjeje është gjetur po ashtu.

Sulmi i dhunshëm ndodhi të enjten rreth orës 13:30. Operacioni është ende duke vazhduar. Policia ka ngritur rrjeta dhe tenda në parking, derisa zona është rrethuar.

“Pati shumë të shtëna”, thanë dëshmitarët.

“Zonja e shtëpisë u skuq shumë në fytyrë dhe menjëherë u mbyll gjithçka. Ajo ishte e ulur në restorant kur filluan të shtënat”, ka thënë një tjetër.

E njëjta gazetë raporton se vetëm pas gjysmë orë vizitorët e restorantit u detyruan të linin makinat në parking dhe të ktheheshin në këmbë për të shtëpi.