Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një oficer policie në pension u përpoq të vriste gruan e tij, e cila kishte bërë kërkesë për divorc.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në shtetin amerikan, ku John Snowling, 59 vjeç, qëlloi me breshëri plumbash drejt gruas së tij, Marie. Më pas ai qëlloi dhe vrau një grua tjetër që po darkonte me Marien si dhe dy burra. Ai gjithashtu plagosi gjashtë persona të tjerë, përpara se të vritej nga policia. Gruaja ka arritur të mbijetojë dhe ndodhet në spital.
Ish-oficeri i policisë doli në pension në vitin 2014 pas 30 vitesh në detyrë, teksa gruaja e tij bëri kërkesë për divorc në dhjetor, sipas autoriteteve.