Ish-presidenti Donald Trump është vendosur nën akuza për mashtrime dhe pagesa të dyshimta ndaj yllit të filmave porno, Stormy Daniels, duke hyrë në historinë e SHBA-ve.
Megjithatë, duket se në këtë çështje ka dalë n pah dhe një tjetër grua, ish modelja e revistës “Playboy”, Karen McDougal.
McDougal thuhet se ka pasur një lidhje romantike me Trump, e cila ka zgjatur 10 vjet, por nga ana tjetër e mohuar nga ish-presidenti.
Por çfarë dihet për McDougal dhe përfshirjen e saj në këtë çështje?
E lindur në Gary, Indiana, përpara se të transferohej në Michigan kur ishte fëmijë, McDougal filloi fillimisht të modelonte në të 20-at e saj. Ajo iu bashkua Playboy-t ku më pas fitoi një çmim në 1998 dhe doli e dyta pas Pamela Anderson.
Më vonë ajo punoi si modele, duke u bërë gruaja e parë që u shfaq në kopertinën e revistës Men’s Fitness në 1999. Ajo u shfaq gjithashtu në reklama televizive dhe në role të vogla aktrimi, si te filmi i vitit 2000 Charlie’s Angels.
Në vitin 2006, revista “Neë Yorker” raportoi se sipas “McDougal”, ajo u takua me Trump në rezidencën Playboy në Los Anxhelos, ku ai po regjistronte një episod të “The Apprentice”.
Ajo më vonë shkroi se Trump, i cili ishte i martuar në atë kohë, “menjëherë më pëlqeu, vazhdoi të fliste me mua duke më thënë se sa e bukur isha, etj”. McDougal pretendon se ajo dhe Trump kishin një lidhje 10-mujore dhe ata u takuan për të paktën për 5 muaj.
Në vitin 2016, në prag të zgjedhjeve presidenciale, McDougal nënshkroi një marrëveshje me vlerë 150,000 dollarë për të treguar historinë e saj ekskluzivisht për gazetën tabloid, National Enquirer.
Marrëveshja e ndalonte atë të fliste publikisht për aferën e supozuar. Megjithatë, artikulli nuk u publikua kurrë dhe McDougal këmbëngul se ajo u mashtrua në mënyrë që të heshtte dhe të mos tregonte asgjë për marrëdhënien.
Në vitin 2021, Komisioni Federal i Zgjedhjeve të SHBA-së, i cili është përgjegjës për zbatimin e ligjit për financimin e fushatës, zbuloi se botuesi i Enquirer ka shkelur ligjet zgjedhore duke paguar për të drejtat e historisë së McDougal dhe duke mos e publikuar kurrë atë.
Ai zbuloi se paratë, të cilat i ishin paguar McDougal gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, përbënin një kontribut të paligjshëm për fushatën. National Enquirer u gjobit me 187,500 dollarë.
Sipas faqes së saj të internetit, zonja McDougal tani e përshkruan veten si modele, kolumniste, avokate dhe zëdhënëse.
Në vitin 2018, ajo i kërkoi falje publike gruas së Trump, Melani, për lidhjen e supozuar, duke thënë: “Më vjen keq. Nuk do të doja që kjo të më ndodhte mua”.
“E di që është gabim”, tha ajo. “Më vjen shumë keq për këtë. E di që është një gjë e gabuar ta bësh.”
Trump gjithmonë ka mohuar se ka pasur lidhje me McDougal. Aktakuza me të cilën po përballet Trump synon vetëm pagesën e parave ndaj Stormy Daniels.
Trump është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat në aktakuzë.