Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi është transmetuar live në televizionet italiane.
Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, shkruajnë mediat italiane.
“Ky është lajmi më i keq që mund të njoftojmë”, me këto fjalë prezantuesja Federica Panicucci njoftoi vdekjen e Silvio Berlusconit live për shikuesit e Mattino Cinque News, teksa shfaqej e përlotur.
Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë.