Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, një miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediale të Italisë përpara se ta transformonte peizazhin politik, vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare.

Berlusconi, i cili shërbeu si kryeministër gjatë viteve 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011, vuante nga leukemia dhe së fundmi kishte pësuar një infeksion në mushkëri.

Përveç humbjes së një njeriu të madh, Italia duket se duhet të përballet me më shumë se kaq.

Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit është pjesë e koalicionit të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni dhe ndonëse ai vetë nuk kishte një rol në qeveri, vdekja e tij ka të ngjarë të destabilizojë politikën italiane në muajt e ardhshëm.

Miqësia e tij me presidentin rus Vladimir Putin, e vuri atë në pozicion të kundërt me kryeministren Meloni, një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.

Perandoria e tij e biznesit gjithashtu përballet me një të ardhme të pasigurt. Ai kurrë nuk tregoi publikisht se kush do të merrte përgjegjësinë e plotë të biznesit pas vdekjes së tij, edhe pse vajza e tij e madhe Marina. pritet të luajë një rol të rëndësishëm.