Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në një treg krishtlindjesh Magdeburg të Gjermanisë.

Janë publikuar pamjet e rëndë nga momenti kur makina e zezë, tip “BMW”, hyn mes turmës me shpejtësi, duke shkaktuar rreth 11 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur. Makina eci për të paktën 400 metra nëpër tregun e Krishtlindjeve mes turmës së njerëzve, teksa zona ishte e mbushur me banorë dhe turistë. Autori raportohet se është me origjinë nga Arabia Saudite, teksa mes viktimave është konfirmuar edhe një fëmijë.

Nga pamjet e rënda të publikuara në rrjet, ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Njerëzit duket teksa shpërndahen të tmerruar.