Gjermania u trondit sot pasi një makinë e zezë, tip “BMW”, hyn mes turmës me shpejtësi, duke shkaktuar 11 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur.

Makina eci për të paktën 400 metra nëpër tregun e Krishtlindjeve mes turmës së njerëzve, teksa zona ishte e mbushur me banorë dhe turistë. Numri i viktimave rrezikon të rritet pasi ka të plagosur në gjendje të rëndë, teksa nuk ende një raport zyrtar për numrin e viktimave. Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti provincial i Saksonisë-Anholt dhe aty banojnë rreth 240,000 njerëz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar duke thënë se incidenti në Magdeburg është si një sinjal se diçka e keqe mund të ndodhë.

“Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe pranë njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi.”, tha ai ndër të tjera.