Një grua që u përdhunua nga shoku më i mirë i babait të saj kur ishte adoleshente thotë se është ‘e neveritur’ pasi mësoi se sulmuesi i saj mund të lirohej vetëm 18 muaj pas një dënimi 9-vjeçar me burg.

Jade Belgrove ishte vetëm 12 vjeçe kur u prezantua për herë të parë me Simon Tyler, i cili sipas saj, ‘e gjeti rrugën e tij në familje’.

“The Sun” shkruan se babai i saj, Matt, 53 vjeç, e kishte takuar Tylerin përmes punës në një bazë airsoft – një atraksion qitjeje i ngjashëm me Paintball.

Jade, tani 30 vjeç, thotë se ai e kishte ngacmuar me cigare dhe alkool. Ndërkohë në vitin 2010 kur ajo mbushi 14 vjeçe, u zgjua duke e parë atë duke e përdhunuar në divanin e familjes teksa babai i saj po flinte në dhomën e tij.

Tani, ajo nuk ndihet aspak mirë pas lajmit se Simon Yler mund të lirohet më herët si pasojë e planeve për të lehtësuar mbipopullimin e burgut.

“Ai sillej si një vëlla më i madh. Ai më dërgonte mesazhe rastësisht dhe familja ime i besonte aq shumë saqë e konsideroja edhe unë si familje. Ai ishte kaq i afërt, ishte gjithë kohës pranë meje, kujdesej për fëmijët. Një ditë kur isha 14 vjeçe, babi më mori në një takim pune dhe aty ishte Simon, i cili u kujdes për mua. E teksa babi ishte në punë, ai më jepte doza tekila jashtë një bari”, ka treguar Jade nga West Midlands.

Sipas saj, kur u kthyen në shtëpi, babai shkoi për të fjetur dhe Simon vendosi që të qëndronte aty.

“Isha poshtë me të dhe ai më dha më shumë alkool dhe një dozë kokainë. Rashë në gjumë dhe u zgjova duke më përdhunuar në divan. Nuk kisha puthur asnjë djalë në atë moshë. Në mëngjes, ai erdhi në dhomën time dhe më ofroi një filxhan çaj. U frikësova dhe shkova në shtëpinë e shoqes sime. Ia tregova, por ajo ishte 13 vjeçe dhe ne thjesht nuk e kuptuam vërtet se çfarë kishte ndodhur, kështu që nuk e përmendëm më”, kujton 30-vjeçarja

Jade, e cila punon si menaxhere marrëdhëniesh për një firmë kontabiliteti, thotë se nuk foli për të mbrojtur të atin. Megjithatë, dy muaj më vonë, Tyler e përdhunoi përsëri ndërsa ishte me pushime familjare në Uells.

“Në ato dy muaj, isha shumë e humbur. Ai më përndiqte me mesazhe duke më thënë se më donte dhe kur isha 16 vjeç, babai im nuk do të kishte zgjidhje tjetër dhe ne mund të ishim bashkë. Shkuam me pushime familjare në Uells dhe ai erdhi, i dha alkool kushëririt tim – me të cilin po ndaja një dhomë – priti derisa ai të binte të fikët dhe më përdhunoi përsëri. Isha e ngrirë. Që nga ajo kohë, nëse ai vinte, unë qëndroja në shtëpinë e një shoku. Bëra gjithçka që munda për të mbrojtur veten”, vijon rrëfimin Jade.

Tyler përfundimisht u zhvendos jashtë vendit, por Matt mbajti kontakt me të dhe ai shpesh kthehej për të vizituar familjen. 30-vjeçarja thotë se mezi i kujton vitet e adoleshencës për shkak të traumës që pësoi falë Tyler.

“Babai im mbajti kontakt sepse nuk ishte aspak i vetëdijshëm. E kërcënoja Tylerin me mesazhe dhe i thoja të qëndronte larg familjes sime ose telefonoja policinë. I ruajta ato mesazhe gjatë viteve. Më ka shkaktuar shumë probleme. U largova sa më shpejt që munda, kur isha 18 vjeç. Nuk mbaj mend shumë nga vitet e mia të adoleshencës, ishin shumë të trazuara. Kam pasur vite adoleshence shumë të çuditshme dhe shumë probleme me shëndetin mendor”, ka treguar Jade.

E në vitin 2022, ajo u habit kur dëgjoi të atin të përmendte vizitën e Tylerit. E në ato momente mori vendimin e guximshëm për t’a denoncuar atë në polici. E më pas, lajmin ia dha edhe babait të saj.

“Isha duke shkuar në punë dhe babai më telefonoi, dhe sapo kishte parë Simonin. Nuk e di çfarë më ndodhi, ndoshta sepse motrat e mia ishin në moshën time kur ai ma bëri këtë, bërtita ‘ai është një copë mut’ dhe shkova në stacionin e policisë në vend që të shkoja në punë. Pastaj më duhej t’u tregoja prindërve të mi. Gjithmonë përpiqesha t’i mbroja sepse e dija se do t’i thyente dhe nuk doja t’i lëndoja. Dhe kisha frikë nga pasojat. Biseda ishte e tmerrshme. Babi im ishte shumë i hutuar dhe nuk e kuptonte se si mund të kishte ndodhur. Ishte një lehtësim sepse nuk e kisha më sekretin e tmerrshëm dhe të ndyrë, por tani njerëzit që dua më shumë në botë po vuajnë po aq sa unë. Më ktheu përsëri te fëmija i dobët që isha. Dhënia e dëshmisë ishte e tmerrshme”, rrëfen 30-vjeçarja

“The Sun” shkruan se, Tyler u arrestua në vitin 2022 dhe më vonë u shpall fajtor për veprat penale. Ai fillimisht u burgos për nëntë vjet për tre akuza për përdhunim dhe do të jetë në Regjistrin e Kryerësve të Veprave Seksuale për gjithë jetën.

Por sipas planeve të qeverisë për të ulur dënimet me burg për të liruar hapësirë, ai mund të jetë në gjendje të lirohet më herët. Më parë, ai nuk do të kishte të drejtë për lirim me kusht deri në vitin 2030.

Jade e zbuloi lajmin muajin e kaluar nëpërmjet një email-i që mori papritur.

“Gjyqi ishte i tmerrshëm. Dhënia e dëshmisë ishte e tmerrshme. Isha e lumtur që ai u shpall fajtor dhe u fut në burg, por i gjithë sistemi është i prishur. Nëntë vjet për shkatërrimin e plotë të jetës sime nuk janë asgjë. Kur mora email-in, mendova se nuk mund të zbatohej për mua. Gjëja e fundit që dëgjova ishte se po bënin skemën e lirimit të parakohshëm, por grabitqarët seksualë nuk ishin pjesë e kësaj. Telefonova oficeren time të ndërlidhjes me viktimat dhe ajo tha se zbatohet për mua. Ndihesha keq, ndihesha e neveritshme, mendimi për këtë më bën të ndihem e neveritshme. Kur e mora, ai kishte qenë në burg për 18 muaj dhe unë po përpiqesha vetëm të rikthehesha në gjendjen e mëparshme. Nuk mbaron kurrë. Ai mund të lirohet këtë vit”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Jade po ndan një peticion për të kundërshtuar lirimin e parakohshëm të abuzuesve seksualë dhe përdhunuesve dhe tashmë ka mbledhur më shumë se 63,000 nënshkrime.

“Kur ta di se ai është liruar, kjo do të më kthejë seriozisht në burg. Gjithmonë e dija që do të lirohej, por mendoja se do të kisha shumë më tepër kohë për të rikuperuar veten. Jam e tmerruar për veten dhe viktimat e ardhshme sepse e dimë që pedofilët nuk i ndryshojnë preferencat e tyre seksuale. Dua që viktimat e tjera që kalojnë nëpër këtë të dinë se ka mënyra për të më kontaktuar dhe se mund ta kalojmë së bashku”, ka përfunduar 30-vjeçarja Jade.