Pas grushtit të shtetit të dështuar nga Wanger, një ndër pyetjet që të gjithë e bëjnë është nëse lideri i gruput mercenar, Yevgeni Prigozhin është gjallë.

Yevgeny Prigozhin u pa për herë të fundit në publik në ditën e kryengritjes në Rostov-on-Don, Rusi, dhe që atëherë, nuk dihet ku ndodhet.

Pas përfundimit të rebelimit njëditor, Alexander Lukashenko njoftoi se ishte rënë dakord që ai të shkonte në Bjellorusi, megjithatë, nuk dihet se ku ka shkuar dhe ku ndodhet tani.

Megjithatë, në mediat ruse shfaqur një foto, e cila tregon Prigozhinin të ulur në shtrat në një tendë.

“Media ruse publikon një fotografi të pretenduar të fundit të Prigozhin në një tendë polake në (gjoja) Bjellorusi”, shkruan Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Nuk dihet nëse kjo foto është e vërtetë, apo edhe koha në të cilën është realizuar, gjithsesi pyetjet për Prigozhin vazhdojnë të mbeten pa përgjigje.