Angelina Jolie një nga aktoret më të njohura në botë vazhdimisht e përfshirë në përpjekjet humanitare sidomos me çështjet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me UNICEF, apeloi për donacione për Turqinë dhe Sirinë. Kjo pas tërmetit shkatërrimtar të së hënës së kaluar, nga i cili kanë humbur jetën mbi 29 mijë persona, shumica në territorin turk. Më tepër se 80 mijë vetë mbetën të lënduar. Bilanci pritet të rëndohet.

Zemra ime është me popujt e Sirisë dhe të Turqisë. Eshtë e vështirë të kuptosh dhimbjen e paimagjinueshme që kaq shumë familje po e përjetojnë në këtë kohë.

Jolie informoi se ka bërë donacion e shpreson që edhe të tjerët të japin gjithashtu, duke ndjekur shembullin e saj.

Nuk është hera e parë që Angleina Jolie ndërmerr nisma të tilla, kujtojmë gjithashtu se edhe fëmijët e prekur nga lufta kanë qenë një ‘pikë e dobët’ për të, nuk duhet të harrojmë as refugjatët.