Një 23-vjeçare nga Minesota është pas hekurave pasi dyshohet se e ka therur të dashurin e saj për vdekje gjatë një debati për motive të dobëta.

Mediat e huaja shkruajnë se është fjala për Katerina Ivanovna Markiv, e cila akuzohet për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e 25-vjeçarit Quinton McKay Hughes në apartamentin e saj në St. Cloud.

Sipas një deklarate, Hughes telefonoi 911 rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës për të thënë se ishte therur aksidentalisht pas një “mosmarrëveshjeje të vogël”.

Gjatë kësaj telefonate u vu re se ai filloi të kolliste dhe kishte vështirësi në të folur. Markiv mori përsipër telefonatën dhe tha se ishte ajo që kishte shkaktuar plagën me thikë. Madje thuhet se e dyshuara i ka kërkuar falje të riut gjatë kësaj telefonate.

Policia nxitoi për në apartamentin në bllokun 1200 të Washington Memorial Drive ku e gjetën Hughes të pandjeshëm në dysheme me një plagë thike dhe një sasi “të konsiderueshme” gjaku mbi të dhe në dysheme, thuhej në deklaratë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë i kryen CPR, por më vonë e shpallën të vdekur në apartament.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2025 dhe tashmë Katerina Ivanovna Markiv është shpallur fajtore për vrasjen. Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka deklaruar se ata punon së bashku dhe se kishin filluar të dilnin në tetot.

Ajo tha se ai e mori nga puna natën e kaluar dhe se po kalonin natën në apartamentin e saj. Ajo pinte gjatë gjithë natës. Markiv deklaroi se donte të “argëtohej” – domethënë të bënte seks – me Hughes, por ai nuk e bëri.

E ky refuzim ka shkaktuar një debat mes tyre, duke çuar më pas në përdorimin e thikës nga ana e saj.

“Diçka në kokën time u aktivizua saqë dora ime e mallkuar shkoi përpara dhe e goditi atë dhe unë mendoja se çfarë dreqin ndodhi? Thjesht ndodhi. Ishte thjesht një refleks i imi. Ndonjëherë as unë nuk e di forcën time”, ka thënë ajo.