Ka ardhur koha për revolucion në tregun ndërkombëtar të lodrave për fëmijë.
Bëhet me dije nga ediat e huaja se prodhuesi i lodrave Mattel ka prezantuar Barbie-n e tij të parë me sindromën Down në një përpjekje për ta bërë gamën e saj të famshme të kukullave më gjithëpërfshirëse.
Mattel tha se kishte punuar me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down në Shtetet e Bashkuara për të bërë kukullën, e cila ka një fytyrë më të shkurtër dhe bust më të gjatë se Barbiet e tjera të saj.
Fytyra e kukullës së re gjithashtu ka një formë më të rrumbullakët, dhe ka sy në formë bajame, veshë më të vegjël dhe një hundë më të sheshtë. Pëllëmbët e kukullës kanë edhe një vijë të vetme, një karakteristikë e lidhur shpesh me ata me sindromën Down.
Kukulla është e veshur me një fustan me mëngë të fryra, të zbukuruar me flutura dhe lule në të verdhë dhe blu ngjyra që lidhen me ndërgjegjësimin për sindromën Down. Ajo mban një gjerdan rozë me disa rruaza që përfaqësojnë tre kopjet e kromozomit të 21-të.
Lisa McKnight, nënkryetare ekzekutive dhe drejtuese globale e Barbie tha:
Qëllimi ynë është t’u mundësojmë të gjithë fëmijëve të shohin veten në Barbie, duke i inkurajuar gjithashtu fëmijët të luajnë me kukulla që nuk ngjajnë me veten.