Një ish-yll i futbollit i shndërruar në vrasës kanibal është gjetur i vdekur në qeli, vetëm dy muaj pasi përfundoi gjyqi i tij.
“The Sun” shkruan se Matthew Hertgen nga Princeton, New Jersey, luante për ekipin e futbollit Toms River North, përpara se të vriste brutalisht vëllain e tij më të vogël në një tërbim me shkopinj golfi.
Vetëm dy muaj para vdekjes së tij më 8 maj, 31-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e të vëllait për shkak të çmendurisë.
Ndërkohë besohet se Matthew Hertgen vrau vetën në qelinë e tij, në burgun e Qarkut Mercer. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për vdekjen e tij.
Ai kishte tentuar dhe më përpara që t’i jepte fund jetës në qelinë e tij, vetëm një javë pasi ishte arrestuar.
Hertgen u arrestua në shkurt të vitit 2025 pasi sulmoi vëllain 26-vjeçar, Joseph, me shkopinj golfi dhe një thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda apartamentit të tyre luksoz.
Trupi i të riut u gjet nga policët i shtrirë në një pellg gjaku pranë thikës, në atë që ata e quajtën një skenë “të tmerrshme”.
Sipas policisë, pasi ai e ka vrarë, i ka nxjerrë sytë të vëllait dhe i ka konsumuar. Pasi bëri këtë masakër, 31-vjeçari i ka vënë flakën maces së familjes.
Ndërkohë psikologu mjeko-ligjor, Dr. Gianni Pirelli, tha se Hertgen vuante nga “vizione profetike dhe hyjnore” dhe gjatë gjyqit të tij dëshmoi se kishte skizofreni dhe shihte “vizione të jashtëzakonshme” kur mbyllte sytë.
Mjeku tha gjatë gjyqit se Hertgen besonte se bota do të mbaronte dhe se vetëm një “vrasje sakrifikuese mund t’a shpëtonte atë”.





