Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, vazhdon që të shtyjë kufijtë e modës. Arkitektja australiane ka kthyer gjithë sytë nga vetja gjatë një daljeje me bashkëshortin e saj, të shtunën.
31-vjeçarja, e cila së fundmi ndau një fotografi provokuese në “Instagram”, tërhoqi vëmendjen me një veshje ngjyrë argjendi që i zbulonte këmbët dhe të pasmet.
Censori ecte dorë për dore me reperin 48-vjeçar, ndërsa ajo e kishte kombinuar veshjen e saj me taka me platformë në nuancë nudo.
Arkitektja mbante veshur një xhaketë-pulovër ngjyrë argjendi me thekë, duke nxjerrë në pah dekoltenë. Por duket sikur kishte ‘harruar’ pantallonat në shtëpi pasi doli me të brendshme.
Nga ana tjetër, reperi i famshëm mbante veshur një xhaketë bomber ngjyrë kafe, këmishë të bardhë dhe pantallona lëkure të zbehta.
Kujtojmë se çifti u martua në vitin 2022, të njëjtin vit që u finalizua edhe divorci i Kanye me 45-vjeçaren Kim Kardashian.









