Një ngjarje e rëndë që mund të ishte kthyer në tragjedi, ka ndodhur në Londër gjatë mbrëmje së djeshme.
Një aksident ka ndodhur në parkun e argëtimit, të krijuar për festat e fundvitit, ku një prej lisharseve është shkëputur, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin aty brenda.
Lisharsja e cila ishte në formë koshi, ku hynin njerëzit dhe që mbahej nga dy litarë, është shkëputur duke u përplasur me shtyllën mbajtëse. Fatmirësisht dy të rinjtë që ndodheshin brenda shpëtuan vetëm me dëmtime të lehta, teksa njerëzit që shikonin nga poshtë mbetën të tmerruar.