Ethan Ives-Griffiths, një djalë vetëm dy vjeç, humbi jetën pas keqtrajtimit të rëndë në shtëpinë e gjyshërve të tij në Flintshire, në veri të Uellsit, më 14 gusht 2021.

Ai ishte i dehidratuar rëndë, shumë i dobët dhe kishte mbi 40 shenja të dukshme goditjesh në trup kur pësoi një dëmtim fatal në kokë. Gjyshërit e tij, 47-vjeçari Michael Ives dhe 46-vjeçarja Kerry Ives dhe nënae të miturit, Shannon Ives u shpallën fajtorë për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijës.

Në gjykatë u tregua edhe video nga shtëpia e familjes, ku Michael Ives shihej duke mbajtur djalin nga krahët dhe duke e goditur. Ethan ishte në regjistrin e mbrojtjes së fëmijëve dhe duhej të vizitohej çdo 10 ditë, por në ditët para vdekjes, asnjë nga punonjësit socialë nuk u lejuan të hynin në shtëpi.