Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një foshnjë vetëm 1 vjeç ka ndërruar jetë, pasi nëna e tij la mbyllur në shtëpi për disa orë.

Sipas medieve vendase, 35-vjeçarja  Stacey Davis ishte duke larë makinën, ndërsa i mituri ishte në dhomat e tij, në 27 gradë, pas asnjë dritare apo kondicioner të hapur. Pasi përfundoi duke larë makinën, e reja vendosi të bënte një shëtitje në park, e po ashtu të dilte për  pazar.

I mituri ndërkohë, ndërroi jetë nga asfiksia, por gjithashtu iu gjet dhe një frakturë në kokë, e cila dyshohet se i është shkaktuar gjatë kohës që ai përpiqej të ngrihej nga shtrati i tij, e për të dalë nga dhoma mbytëse.

Nëna u kthye pas 3 orësh, por përsëri për 30 minuta nuk shkoi të kontrollonte djalin e saj, pasi po sistemonte gjërat që kishte blerë. Më pas kur shkoi, e gjeti atë pa ndjenja. 1-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, aty ku mjekët e deklaruan të vdekur.

Pasi mori vesh se djali i saj kishte vdekur, nëna u kthye në shtëpi dhe vendosi të shiste online të gjitha rrobat e vogëlushit. Policia ndërkohë ka nisur një hetime dhe nëna është vendosur nën masën “Arrest me burg”.