Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbuluar në Itali, teksa dy kushërira 13-vjeçare u përdhunuan nga një grup adoleshentësh.

Mgjarja ka ndodhur në Napoli, në provincën Parco Verde di Caivano, në fund të Korrikut në një kasolle.

Dy vajzat e mitura janë përdhunuar nga 6 persona adoleshentë, teksa konfirmimi i përdhunimit që ndodhi u bë dhe nga kontrollet mjekësore në dy spitalet e qytetit.

Forcat e policisë po analizojnë përmbajtjen e disa celularëve për të rindërtuar saktësisht dinamikën e fakteve: lëvizjet, thirrjet, mesazhet por edhe praninë e ‘detektorëve’ audio ose video.