Teksa bilanci i viktimave u rëndua me 11 të vrarë, të tjera lajme të këqija vijnë nga Gjermania, ku Magdeburg u godit nga një sulm terrorist.

Policia lokale e Magdeburg dyshon se mund të ketë pajisje shpërthyese në mjetin që kaloi nëpër tregun e Krishtlindjeve. Për shkak të këtyre spekulimeve, policia ka rrethuar dhe evakuuar zonën ku ka ndodhur ngjarja. Autori me origjinë nga Arabia Saudite siç raporton Bild, ishte mjek. Ai u fut mes turmës me një mjet tip “BMW” dhe eci rreth 400 metra.

Nga pamjet e rënda të publikuara në rrjet, ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Njerëzit duket teksa shpërndahen të tmerruar.