Pamje dramatike janë publikuar nga operacionet e shpëtimit në kanalin anglez, pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë.

Skynews ka publikuar pamjet nga momenti kur emigrantët (nuk dihet origjina e tyre) tërheqin litarët për të kaluar nga gomonia në anijen e madhe. Britmat e tyre dëgjohen në video, ndërkohë që shihet se shumica prej tyre janë burra, por vihet re se ka dhe fëmijë. 

Qeveria britanike konfirmoi vdekjen e 4 emigrantëve, ndërsa të paktën 43 persona të tjerë u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit që vijojnë operacionin.