Është rritur numri i viktimave nga mbytja e gomones me emigrantë në kanalin anglez, mëngjesin e sotëm.

Lajmi është bërë i ditur nga qeveria britanike, e cila ka dalë më një deklaratë ku tregon se ëhstë shtuar dhe një tjetër viktimë, teksa 3 të tjerë u konfirmuan më herët.

Në orën 03:05 të ditës së sotme, autoritetet u njoftuan për një incident në Kanal në lidhje me një varkë të vogël emigrantësh në vështirësi. Pas një operacioni të koordinuar kërkim-shpëtimi të udhëhequr nga Rojet Bregdetare HM, me keqardhje ka pasur 4 vdekje të konfirmuara si rezultat i këtij incidenti, hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur. Kjo është një ngjarje vërtet tragjike. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjet e të gjithë atyre që kanë humbur jetën sot”, thuhej në një deklaratë të qeverisë britanike.